Marash Kumbulla pranë largimit nga Roma, gati aventura e re për shqiptarin!

Marash Kumbulla nuk është në planet e Jose Mourinhos i cili e ka nxjerrë në treg yllin e kombëtares shqiptare dhe gjetja e skuadrës së re nuk do të jetë aspak problem për të.

Drejtori sportiv i Sevillas, Monchi, pëlqen shumë qendër mbrojtësin e Giallorossëve dhe po e sheh atë si zëvëndësuesin ideal për Jules Kounde.

Sipas EstadioDeportivo, Monchi ka hedhur një sy tek ish skuadra që e drejtonte pasi ka disa sezone që e ka ndjekur me kujdes progresin që shënoi mbrojtësi shqiptar.

Kumbulla u transferua tek Roma për 26.5 milionë euro mirëpo tashmë skuadra spanjolle ka mundësinë që ta marrë atë me një çmim shumë më të lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here