De Laurentiis prish gjithçka, Insigne me skuadër të re!

Beteja mes Lorenzo Insignes dhe Napolit po vazhdon akoma por fjalët e presidentit De Laurentiis kanë prishur gjithçka.

Gjatë ditës së djeshme presidenti napolitan deklaroi që situata mes klubit dhe kapitenit për rinovimin e kontratës është shumë larg arritjes së një marrëveshje, deklaratë që la të nënkuptohej që ai mund të largohet në fund të këtij sezoni.

Nga ana tjetër Beppe Marotta është duke vëzhguar me shumë kujdes situatën e yllit të kombëtares italiane.

Corriere dello Sport bën të ditur që skuadra e Interit ka shprehur gatishmërinë për ti plotësuar kërkesat financiare të Insignes.

Largimi i tij mund të ndodhë edhe gjatë muajit janar nëse Napoli nuk arrin ndonjë marrëveshje të re me kapitenin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here