Conte nuk njeh rivalë: Italiani transferon yllin e Interit në Londër!

Inter është duke i kushtuar shumë rëndësi futbollistëve të cilët akoma nuk kanë rinovuar kontratat me Neroazzurët.

Kjo për faktin që Simone Inzaghi tashmë mund të mbetet pa njërin prej emrave kryesorë të skuadrës, Marcelo Brozovic.

Antonio Conte është i vendosur për transferimin e kroatit dhe një gjë të tillë po kërkon ta arrijë me parametra 0 gjatë verës së ardhshme kur kontrata e mesfushorit do të skadojë.

Todofichajes kanë bërë të ditur që Conte është mëse serioz për transferimin e ish futbollistit të tij dhe në këtë garë është i bindur që do të lërë pas Atletico Madrid dhe Bayern Munich.

Nëse ai nuk rinovon më me zikaltërit, e ardhmja e tij tashmë duket e vulosur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here