Conte zemëron Piolin: Dy yjet e Milanit në janar tek Tottenham!

Stefano Pioli gjatë afatit kalimtar të janarit mund të mbetet pa dy prej futbollistëve të tij kryesorë edhe kjo për shkak të Antonio Contes.

E ardhmja e Franck Kessie është akoma në ‘ajër’ dhe këtë e dinë shumica por ish tekniku tashmë po synon edhe një emër tjetër përveç atij të Kessie.

Një emër tjetër që pritet të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni është Alessio Romagnoli dhe i cili shpesh herë ka qenë temë e mediave italiane për një largim nga San Siro.

Për Kessien situata duket më e thjeshtë pasi një pagë e lartë mund ta bindë atë të largohet ndërkohë që për kapitenin e kuqezinjëve situata akoma nuk është shumë e qartë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here