Kokëdhembje tek Juventus: Njëri prej emrave kryesorë do largohet me parametra 0?!

Problemet brenda skuadrës tek Juventus duket se nuk e kanë ndërmend që të përfundojnë.

Njëri prej emrave kryesorë të Biankonerëve tashmë po ‘kërcënon’ me largim me parametra 0 në fund të këtij sezoni.

Siç raporton Gazzetta dello Sport, bëhet fjalë për Juan Cuadrado i cili ka kontratë deri në fund të këtij viti dhe po kërkon një kontratë të re 2 vjeçare ndërkohë që Zonja e Vjetër është duke i ofruar atij vazhdimin vetëm edhe për një sezon me një pagë vjetore 5 milionë euro.

Prej muajit janar kolumbiani do të jetë i lirë për të filluar bisedimet me ndonjë skuadër tjetër në qoftë se Biankonerët nuk ndërrojnë mendje deri atëherë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here