Bombë: Shevchenko transferon yllin e Chelsea te Genoa

Fillon epoka Shevchenko te Genoa, zbulohet super përforcimi i parë i trajnerit ukrainas.

Andriy Shevchenko edhe zyrtarisht është emëruar si trajner i Genoas dhe ukrainasi do të ketë një detyrë të vështirë para vetes, pasiqë skuadra renditet në pozitën e 17-të në Serie A.

Mediat italiane kanë lëshuar sot një lajm bombastik, duke zbuluar goditjen e parë të Shevas për merkaton e janarit.

Siç raporton Secolo XIX Genoa, Andriy Shevchenko ka kontaktuar me ish-klubin e tij Chelsea, për mundësinë e transferimit të Christian Pulisic në Marasi.

Pulisic sapo është rikthyer nga një lëndim i rëndë dhe këtë sezon ka luajtur vetëm një ndeshje.

Shevchenko synon huazimin e Pulisic në merkaton e janarit dhe beson se amerikani do ta pranojë ofertën e tij, pasiqë do të jetë lojtari kyç te Genoa.

Pulisic ka nevojë për minuta, në mënyrë që të përgatitet për Kupën e Botës në Katar dhe është i gatshëm ta pranojë këtë aventurë të re.

Blutë e Londrës thuhet se nuk ia kanë mbyllur derën këtij operacioni dhe bisedimet me Genoan pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here