Dusan Vlahovic është shndërruar në një fiksim të vërtetë për skuadrën e Juventusit e cila tashmë duket se ka gati planin për ta bërë për vete serbin.
Tashmë durimi i është sosur edhe teknikut Massimiliano Allegri i cili është gati për të larguar nga skuadra 3 futbollistë për të krijuar ‘thesarin’ e nevojshëm për tranferimin e yllit të Fiorentinës.
Bëhet fjalë për Adrien Rabiot i cili ka një vlerë prej 15 milionë eurosh.
Emri i dytë është i Weston McKennie i cili mund të shitet për 25 milionë euro ku interesim të madh ka shfaqur Tottenham.
I treti pritet të largohet Dejan Kulusevski i cili kapë një vlerë prej 35 milionë eurosh gjë që do të krijojë fondin e nevojitur për yllin e Firences.