Giovanni Simeone pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.
Sulmuesi i Cagliarit i huazuar te Hellas Verona po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 9 gola dhe 3 asistime në 11 ndeshje të luajtura.
Presidenti i Cagliarit, Tommaso Giulini vendosi që ta huazojë Simeonen te ndonjë skuadër më të mirë, në mënyrë që uruguaiani të ketë ekspozim më të madh për ta shitur kartonin e tij.
Simeone po shkëlqen te Verona dhe vlera e tij në treg është dyfishuar. Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, interesim për Simeonen ka shfaqur West Ham.
Klubi anglez synon transferimin e 26-vjeçarit në merkaton e janarit dhe kanë gati ofertën prej 20 milionë eurove.
Cagliari pritet ta pranojë ofertën e West Ham dhe një pjesë e parave do të shkojë për Veronën.