E bujshme: Jeremie Boga në janar te gjiganti italian

Jeremie Boga pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Sulmuesi ivorian, Jeremie Boga sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Sassuolo në janar pasiqë kontrata i skadon në fund të sezonit.

Boga ka luajtur 8 ndeshje këtë sezon dhe ka bërë tre asistime, ndërsa interesimi shërbimet e tij nuk mungon aspak.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Boga në janar do të transferohet te Napoli.

Napoletanët e kanë piketuar 24-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Insignes, i cili pritet të largohet.

Vlera e Boga-s në treg është 20 milionë euro, por Napoli do të paguaj vetëm gjysmën e kësaj shume.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here