Allegri raportohet se tashmë ka arritur një marrëveshje verbale me talentin që po kërkohet gjithashtu nga Roma dhe Barcelona.
Juventus është gjithashtu në garë për Denis Zakaria.
Mesfushori 24 vjeçar i skuadrës së Borussia Monchengladbach ka një kontratë me skuadrën gjermane që i skadon në qershor të 2022 dhe tani po kërkohet nga disa skuadra të mëdha europiane.
El Nacional bën të ditur që Massimiliano Allegri e ka kontaktuar personalisht futbollistin duke e ftuar që ti bashkohet skuadrës së tij.
Zakaria do të ishte emri i duhur për skuadrën e Juventusit pasi do ti siguronte skuadrës italiane dinamizmin dhe atleticizmin e munguar në repartin e mesfushës.
Kërkesa e Allegrit raportohet që është pranuar nga futbollsti dhe transferimi i tij do tentohet me parametra 0 gjatë verës së ardhshme.