Renato Sanches transferohet në Serie A!
Mesfushori portugez, Renato Sanches pritet të largohet nga Lille në merkaton e janarit, pasiqë klubi është në krizë financiare.
Lille ka një borxh prej 160 milionë eurove dhe drejtuesit do të duhet të nxjerrin në shitja disa yje në merkaton e janarit.
Sanches ka luajtur 8 ndeshje këtë sezon dhe ka bërë një asistim, ndërsa kontrata me Lille i skadon në vitin 2023.
Vlera e tij në treg është 30 milionë euro, por te Lille janë të gatshëm ta lënë të lirë për një shifër më të ulët.
Portali i njohur francez Foot Mercato, raporton se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani.
Rosonerët e kanë piketuar portugezin si zëvendësuesin ideal të Franck Kessie dhe bisedimet me Lille pritet të fillojnë së shpejti.
Milan ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Lille dhe marrëveshja pritet ta kap shumën prej 20-25 milionë eurove.