Ylli i skuadrës së Atalantas, Robin Gosens ishte njëri nga futbollistët më të kërkuar gjatë merkatos që lamë pas mirëpo nuk u arrit asnjë marrëveshje për transferimin e tij.
Tashmë gjërat duket se kanë ndryshuar pasi edhe Atalanta nuk po e mbron me aq fanatizëm kartonin e tij siç bëri gjatë kësaj vere.
Tuttosport ka bërë të ditur që skuadra e Interit ka shfaqur interesim për Robin Gosens për të zënë vendin e Ivan Perisic i cili pritet të largohet në fund të këtij sezoni.
Kroatit i skadon oferta në fund të këtij sezoni dhe nuk do ti ofrohet rinovimi ndërkohë që Neroazzurët i kanë bërë të ditur gjermanit që ai është i mirëseardhur për të zënë vendin e tij në San Siro.