TorinoGranata.it ka bërë të ditur që skuadra mund të marrë vendimin për të shitur njërin nga asetet e saj më të vlefshëm për të arkëtuar disa para.
Bëhet fjalë për Wilfried Singo i cili ka përfunduar në radarët e dy prej skuadrave më të mëdha në Serie A.
Andrea Belotti do të largohet me parametra 0 mirëpo duket se ky nuk do të jetë largimi i vetëm nga torinezët.
Milan dhe Inter janë dy skuadrat që kanë shfaqur interesim për mbrojtësin i cili kap një vlerë në merkato diku rreth 20 milionë eurot, shumë kjo që do i ndihmonte shumë në merkato.