Ylli i merkatos dimërore: Julian Alvarez zgjedhë skuadrën italiane!

Talenti i madh i skuadrës argjentinase, Julian Alvarez mundet që gjatë afatit kalimtar të janarit të kalojë në rradhët e një skuadre italiane.

Mediat në Itali kanë shkruar se interesim të madh për të kanë shfaqur skuadrat e Juventusit dhe Milanit mirëpo vetë futbollisti mund të zgjedhë Fiorentinën.

Alvarez ka një kontratë me River Plate deri në fund të këtij sezoni ndërkohë që në Firence ai mund të zërë vendin e Dusan Vlahovic i cili do të largohet në fund të këtij sezoni.

Në këtë sezon në 16 ndeshje të zhvilluara ai ka shënuar plot 15 gola dhe ka asistuar 6 herë.

Në Argjentinë atë po e krahasojnë me Hernan Crespo i cili gjithashtu e kishte filluar karierën tek River Plate dhe më vonë ishte transferuar në Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here