Dy ditë vendimtare: Inzaghi siguron përforcimin e rradhës!

Simone Inzaghi është gati për të përfituar një tjetër emër për skuadrën e tij dhe për këtë Inter ka gati dy plane të shpejta.

Neroazzurët duket se nuk i kanë kaluar më së miri largimet e bujshme që ndodhen gjatë merkatos së verës.

Ivan Perisic duket se do të largohet në fund të këtij sezoni mirëpo zëvëndësimi i tij pritet të vijë përsëri nga Ballkani.

Bëhet fjalë për Filip Kostic i cili nuk dëshiron më që të qëndrojë tek Eintracht Frankfurt dhe Marotta është shumë i vetëdijshëm për një gjë të tillë.

Plani i parë është që të përdoret kartoni i Lazaros i cili pritet të ulë pak çmimin e serbit që arrin shumën 20 milionë euro.

Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur që në këto negociata pritet të shfrytëzohet edhe Matias Vecino, emër ky që nuk është më në planet e Inzaghit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here