‘Operacion i brendshëm’: Mourinho transferon yllin e Interit!

Roma me në krye Jose Mourinhon po përgatitet për një transferim brenda Italisë.

Giallorossët po bëjnë gati një ofertë në drejtim të skuadrës së Interit për të siguruar shërbimet e Matias Vecino i cili nuk po gjen hapësirat e duhura tek Neroazzurët.

Il Tempo ka raportuar që skuadra nga kryeqyteti po synon transferimin e uruguajanit në afatin kalimtar të janarit.

Vecino kohëve të fundit ka dhënë sinjale të qarta që nuk është i lumtur tek skuadra kampione e Serie A pasi 30 vjeçari nuk është startues i rregullt në formacionin e parë të Simone Inzaghit.

Kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni dhe është gjithashtu interes i Interit që ta shesë atë në janar pasi mund të përfitojë një shumë të caktuar parash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here