Milani është skuadra më në formë italiane, por që xhiron e fundit u ndal në shtëpi pas barazimit me Parmën 2-2.
Lideri aktual i Serie A do të luaj në udhëtim te Genoa në kuadër të javës së 12-të të kampionatit italian.
Rossonerët kërkojnë të rikthehen te fitorja për ta mbajtur pozitën e parë në tabelë.
Në anën tjetër vendasit janë duke kaluar nëpër një krizë të rezultateve, pasi nuk dinë për fitore që nga java e parë e kampionatit.
Formacionet zyrtare:
Genoa: Perin; Masiello, Goldaniga, Bani, Pellegrini; Ghiglione, Lerager, Sturaro, Pjaca; Destro, Schomurodov.
Milan: Donnarumma; Calabria, Kalulu, Romagnoli, Theo Hernández; Kessié, Tonali; Castillejo, Çalhanoglu, Leao; Rebic.