Formacionet zyrtare: Barcelona – Real Sociedad

Barcelona është nikoqir i liderit aktual të La Ligas, Real Sociedadit në kudër të xhiros së 14-të në La Liga.

Skuadra katalunase ka mbetur më mbrapa në këtë fillim edicioni dhe është duke kërkuar ngjitjen në tabelë.

Aktualisht Barça pas 11 ndeshjeve të zhvilluara zë vendin e tetë në tabelë me 17 pikë, teksa Sociedad është e para në tabelë me 26 pikë, por që ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara.

Barcelona në këtë takim vije pas fitores minimale 1-0 ndaj Levantes, ndërsa Sociedad nuk di për fitore në tri takimet e fundit.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë takim, ku ylli shqiptar Adnan Januzaj është në fushë nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Barcelona: Ter Stegen; Dest, Araujo, Mingueza, Jordi Alba; De Jong, Busquets; Griezmann, Messi, Pedri; Braithwaite.

Real Sociedad: Remiro; Gorosabel, Le Normand, Zubeldia, Monreal; Zubimendi, Guevara, Mikel Merino; Portu, Willian José, Januzaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here