Maldini duhet të reagojë: Fiorentina ‘i vjedhë’ transferimin Rossonerëve!

Rocco Commisso mesa duket ka vendosur që të fusë dorën në xhep dhe të sjellë një futbollist që Milan ka kohë që është duke e ndjekur.

Siç raporton Gazzetta dello Sport, pronari i ‘La Viola’ është i gatshëm që të ofrojë 18 milionë euro për shërbimet e Jonathan Ikone.

Ikone është rritur në shkollën e të rinjëve të Paris Saint Germain.

Anësori i djathtë i kombëtares franceze është vetëm 23 vjeç dhe këtë sezon ai ka zhvilluar 14 ndeshje në Ligue 1 dhe 4 në Champions League.

Do ta shikojmë në janar se në cilin klub do të përfundojë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here