Lajm bombastik nga Spanja, Joao Felix transferohet te gjiganti italian!
Sulmuesi i Atletico Madrid, Joao Felix sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Wanda Metropolitano në fund të sezonit.
Edhe pse erdhi si një përforcim i madh, Felix nuk ka arritur të bind aspak te Atletico dhe këtë sezon ka realizuar vetëm një gol në 11 ndeshje të luajtura.
Drejtuesit e Los Colchoneros janë të hapur për shitjen e portugezit, ndërsa vlera e tij aktuale në treg është 70 milionë euro.
Portali i njohur spanjoll për transferime Diario Gol, ka lëshuar sot një lajm bombastik, duke shkruajtuar se Felix do ta vazhdojë karrierën në Itali.
Inter synon të përfitojë nga situata e Felix te Atletico dhe Neroaxurët e kanë piketuar 22-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Lautaros.
Lautaro pritet të largohet nga Interi në fund të sezonit për 100 milionë euro, ndërsa Neroaxurët për Felix do të ofrojnë 70 milionë euro.