Përfaqësuesit e Interit kanë shprehur gatishmërinë për ti plotësuar dëshirat e teknikut Simone Inzaghi në merkato.
Ky i fundit po kërkon ta ketë nën urdhërat e tij njërin prej ish futbollistëve të tij tek skuadra e Lazios.
Siç raporton Tuttosport, Neroazzurët po bëjnë gati planin për transferimin e 24 vjeçarit brazilian, Luiz Felipe edhe atë më parametra 0.
Kontrata aktuale e tij me Lazion skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe një marrëveshje mes palëve për rinovimin e saj duket shumë larg që të ndodhë.
Ai aktualisht merr 600,000 euro në vjet dhe po kërkon një rritje në 2.5 milionë eurosh, gjë që në Olimpico nuk janë në gjendje që tia ofrojnë ndërkohë që Neroazzurët janë të gatshëm ti ofrojnë një rritje të tillë.
Felip tashmë është emër i njohur për Inzaghin me të cilin kanë bashkëpunuar tek Lazio.