Kërkohet me çdo kusht: Matthias Ginter tek gjiganti i Serie A!

Qendërmbrojtësi i Borussia Monchengladbach është një dëshirë e vjetër e gjigantit të Serie A.

Janë pikërisht kampionët e Serie A, Interi, e cila po kërkon që të sigurojë një tjetër emër të madh me parametra 0.

27 vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me skuadrën gjermane dhe Neroazzurët po punojnë për ta sjellur atë falas në Giuseppe Meazza.

Në garë për gjermanin janë edhe skuadra të mëdha si Atletico Madrid, Real Madrid dhe Bayern Munich.

Mirëpo Neroazzurët janë tejet optimistë për arritjen e një marrëveshje me gjermanin i cili do të ishte një ‘gur i çmuar’ për Simone Inzaghin.

Kampionët italianë po kërkojnë një reformim të mbrojtjes pasi verën e ardhshme mund të ketë largime surprizë nga ky repart.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here