Nuk ka fitues në Torino, Juventus dhe Atalanta e mbyllin në paqe

Juventusi i Andrea Pirlos ndalet pas dy fitoresh radhazi dhe barazon brenda fushe ndaj Atalanta-s, në një ndeshje spektakolare dhe me raste të shumta nga të dy palët.

Një takim ku Cristiano Ronaldo ka tradhëtuar, pasi penalltinë vendimtare që mund t’i jepte 3 pikët ekipit bardhezi e gaboi, duke gjetur përpara tij një super Gollini sonte.

Portieri i ekipit bergamask ishte vendimtar në të paktën tre momente, teksa edhe përballë Morata arriti të neutralizonte spanjollin, gjithashtu në një mbrëmje jo sonte.

Në fakt, që në minutën e 15-të gabon në mënyrë të pafalshme në tentativë për të pasuar për Ronaldo përpara portierit, teksa ndërhyrja e Gjimshtit është vendimtare.

Chiesa gjen golin me një goditje të bukur nga jashtë zone që shkon në trekëndëshin e portës.

Në pjesën e dytë, Atalanta rrit ritmin e lojës dhe dominon duke u prezantuar në portën e Szczeny që reagon bukur në të paktën dy momente.

Por, në goditjen e bukur të Freuler nuk mund të bëjë asgjë. Topi prek traun dhe pastaj përfundon në rrjetë për 1-1.

“Zonja” ka shansin të bëjë 2-1 pasi Chiesa fiton penallti pak bujore për mbajtje nga fanella në zonë nga Hateboer, por Ronaldo gabon penalltinë e tij të tretë në Itali (Sorrentino, Donnarumma dhe sonte Gollini).

Gosens i afrohet supergolit, ashtu si edhe Gomez, por në fund edhe Juventusi ka shanse për të shënuar. Arbitri e mbyll pas 4 minutash shtesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here