Formacionet zyrtare: Liverpool – Tottenham

Liverpool dhe Tottenham Hotspur do të përballen mes vete në derbin e xhiros së 13-të në Ligën Premier.

Dy skuadrat kanë pikë barabarta pas 12 ndeshjeve të zhvilluara dhe do të masin forcat e tyre në Anfield.

Kampioni në fuqi i Anglisë synon që të rikthehet te fitorja pas barazimit 1-1 në udhëtim te Fulham.

Ndërkohë edhe Spurs kërkojnë të njëjtën gjë, pasi në javën e kaluar barzuan me rezultat identik në derbin e Londrës përballë Crystal Palace.

Tanimë dy trajnerët, Jurgen Klopp e Jose Mourinho kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë sfidë.

Formacionet zyrtare:

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, R.Williams, Fabinho, Robertson; Henderson, Wijnaldum, Jones; Salah, Firmino, Sadio Mane.

Tottenham Hotspur: Lloris; Aurier, Alderweireld, Dier, Davies; Sissoko, Hojbjerg; Bergwijn, Lo Celso, Son; Kane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here