Chelsea jep dritën e gjelbër: Malang Sarr në janar kalon në Serie A!

Malang Sarr nuk bën pjesë më në planet e Chelseas e cila ka dhënë dritën e gjelbër për një largim të tij gjatë muajit janar.

Ky duket se është lajmi që një skuadër nga Apenine ishte duke pritur.

AC Milan tashmë ka nevojë për emra të rinj në mbrojtje pasi Simon Kjaer do të mungojë të paktën për javët e ardhshme.

Sarr nuk është përfshirë në formacionin e Thomas Tuchel thuajse aspak këtë sezon dhe për të nuk ka mbetur opsion tjetër përveç se të largohet sa më shpejtë nga Stamford Bridge.

Rossonerët janë gati për të filluar negociatat për një transferim të tij muajin e ardhshëm përkundër faktit që futbollisti ka një kontratë me Blutë e Londrës të vlefshme deri në vitin 2025.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here