Vendim i papritur: Juventus vendos për shitjen e yllit të skuadrës në janar!

Skuadra e Juventusit ka marrë një vendim që për shumicën është konsideruar si i papritur.

Bëhet fjalë për shërbimet e Dejan Kulusevskit, i cili me shumë mundësi do të nxirret në shitje nga Zonja e Vjetër gjatë merkatos së janarit.

Goal ka bërë të ditur që skuadra e Juventusit është e gatshme për të dëgjuar ofertat nga skuadrat e Premier League që vijnë në drejtim  të futbollistit suedez.

Kulusevski ka hasur në vështirësi për të gjetur një vend titullari tek Biankonerët, gjë që ka bërë që interesimi nga Arsenal dhe Tottenham të rritet ndjeshëm kohëve të fundit.

Edhe futbollisti po e mirëpret mundësinë për tu larguar nga Juventusi dhe të transferohet tek ndonjë skuadër ku mund të luajë si 9 tipik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here