Antonin Barak i Hellas Verona është njëri ndër futbollistët që po shkëlqen këtë sezon në Serie A, ku ka tërhequr vëmendjen e skuadrave më të mëdha në Apenine.
Mesfushori anësor shquhet për daljet e tij në sulm dhe aftësinë për të nuhatur golin.
Është pikërisht një futbollist i tillë që kampioni i Serie A Inter është duke kërkuar.
Një blerje e re për Neroazzurët duket e obligueshme pasi shumë shpejt kjo skuadër pritet që të mbetet pa shërbimet e Vecinos, Alexis Sanchez dhe Robeto Gagliardini.
Marrëdhëniet mes palëve janë të shkëlqyeshme dhe Simone Inzaghi shpreson që të arrijë një marrëveshje diku rreth 15-18 milionë euro.