Nuk po luan te PSG: Kehrer në janar te gjiganti italian

Nuk po gjen hapsira te PSG, Thilo Kehrer nga janari në Serie A!

Qendërmbrojtësi i PSG, Thilo Kehrer pritet të largohet nga Parku i Princave në merkaton e janarit, pasiqë nuk po gjen hapsira nën drejtimin e Pochettinos.

Kehrer u transferua te PSG në vitin 2018 nga Schalke për 37 milionë euro, ndërsa kontrata aktuale me Parisienët i skadon në vitin 2023.

Portali italian Calcio Mercato, shkruan se Kehrer ka përfunduar në shënjestrën e Milanit.

Rosonerët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi pas lëndimit të Simon Kjaer dhe Kehrer është profili ideal.

Milan do të tentojë huazimin e Kehrer me opsion blerjeje, ndërsa bisedimet me PSG pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here