Merkato dirigjohet nga Simeone: Shkëmbim multimilionësh me Interin!

‘Cholo’ Simeone nuk po heq dorë nga objektivi i tij në merkato dhe po provon të gjitha mënyrat që ta realizojë atë me sukses.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez i cili tashmë e sa kohë po kërkohet nga bashkëkombasi i tij dhe tashmë hipoteza më e mundshme të ndodhë është një shkëmbim futbollistësh.

Lautaro javëve të fundit i ka treguar tifozëve versionin e tij më të mirë ku po kalon një formë shumë të mirë dhe gjithashtu ka rinovuar kontratën me Neroazzurët.

Është kartoni i Joao Felix  të cilin Simeone është i gatshëm ta falë për ta sjellur në Wanda Metropolitano yllin e Interit.

Mirëpo problemi qëndron tek dëshira e Interit për të përfituar para nga shitja e argjentinasit dhe çështja kryesore qëndron tek paga e lartë e Joao Felix i cili paguhet në Madrid plot 9 milionë euro në sezon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here