Gati rikthimi në Apenine: Edinson Cavani tek skuadra e madhe italiane!

Një sërë dëmtimesh dhe forma e jashtëzakonshme e Cristiano Ronaldos kanë bërë që Edinson Cavani mos të ketë rëndësinë që dëshironte tek Manchester United.

Kjo ka bërë që uruguajani të mendojë seriozisht largimin nga ishulli britanik ku një rikthim në Itali duket shumë i mundshëm që të ndodhë.

Fjala është për Juventusin e cila pas largimit të Cristiano Ronaldos ka mbetur pa një sulmues të mirëfilltë pasi që nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Alvaro Moratas.

Kontrata e ish yllit të Napolit është pranë për të skaduar dhe tashmë po mendon një transferim tek Zonja e Vjetër duke parë edhe interesimin e Biankonerëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here