Nikola Milenkovic dhe Luka Jovic janë dy futbollistë që akoma nuk e kanë të përcaktuar të ardhmen e tyre.
Mbrojtësi i Fiorentinës dhe sulmuesi i Real Madrid janë emra të njohur në merkato por që deri më tani nuk kanë arritur të gjejnë skuadra të reja.
Por për dyshen serbe duket se po përgatitet një surprizë nga njëra prej skuadrave më të mëdha në gadishullin apenin.
Gazzetta dello Sport bën të ditur që skuadra e Milanit po kërkon të zgjidhë disa probleme në janar me transferimin e kësaj dysheje.
Dëmtimet e kanë penalizuar shumë skuadrën Rossonere dhe tashmë Paolo Maldini nuk do kursejë financat gjatë merkatos së janarit me Jovic dhe Milenkovic që pritet të veshin fanelën kuqezi.