Një yll i sapolindur: Becir Omeragic zbarkon në Apenine nga Zvicra!

Becir Omeragic është një emër që premton shumë për të ardhmen ku njëkohësisht ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha europiane.

Calciomercato bën të ditur që qendërmbrojtësi i skuadrës së FC Zurich ka rënë tashmë në radarët e kampionëve të Serie A-së, Interit.

20 vjeçari tashmë ka realizuar edhe debutimin e tij me kombëtaren zviceriane dhe po shikon nga e ardhmja që sezonin e ardhshme të transferohet tek ndonjë skuadër e madhe europiane.

Neroazzurët nga ana tjetër nuk janë të sigurt për repartin e mbrojtjes për shkak të largimeve të mundshme në fund të këtij sezoni dhe për këtë arsye po tentojnë arritjen e shpejtë të një marrëveshjeje me zvicerianët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here