Nuk po luan te PSG: Wijnaldum nga janari në Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Giorginio Wijnaldum transferohet te gjiganti italian.

Mesfushori holandez, Giorginio Wijnaldum ka deklaruar se nuk është i lumtur te PSG.

30-vjeçari u transferua në Parkun e Princave me parametra zero duke zgjedhur Parisienët para Barcelonës për shkak të pagës më të lartë.

Mirëpo Wijnaldum nuk po fiton shumë hapsira dhe në janar do të largohet nga Parku i Princave.

Portali i njohur italian për transferime Calcio Mercato, shkruan se Wijnaldum mund ta vazhdojë karrierën në Itali, pasiqë interesim për të kanë shfaqur Inter dhe Juventus.

Neroaxurët dhe Biankonerët janë në kërkim të përforcimeve në mesfushë dhe Wijnaldum është profili ideal.

PSG është e hapur për huazimin e holandezit, ndërsa favorit për të siguruar shërbimet e tij është Juventusi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here