Leandro Paredes po shqyrton mundësinë e rikthimit në Serie A pas plot 5 sezonesh largimi.
Mesfushori argjentinas nuk po kalon një periudhë të mirë tek PSG për shkak të hapësirave të pakta tek gjiganti i Ligue 1.
27 vjeçari këtë sezon ka zhvilluar vetëm 9 ndeshje në mes të ligës franceze dhe Champions League ku në 4 prej tyre është futur si zëvëndësues.
E ardhmja e tij po shikohet përsëri në Serie A ku për të interesim të madh kanë shfaqur Roma dhe Juventusi.
Juventus do të largojë Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey ku në këtë mënyrë do krijohen kushtet për transferimin e argjentinasit.
Por shumë pranë qëndron edhe Roma e Jose Mourinhos, i cili po kërkon me ngulm që ta ketë Paredes nën urdhërat e tij.
Mesfushori ka kaluar plot 4 vite në Olimpico dhe tani Paris Saint Germain është gati për ta lejuar rikthimin e tij për një shumë prej 18 milionë eurosh.