Edhe pse emri i tij është në hije, Fabian Ruiz padyshim që mbetet njëri prej mesfushorëve më cilësorë të Serie A.
Ylli i skuadrës së Napolit prapë është në qendër të vëmendjes por kësaj rradhe nga njëra prej skuadrave më të mëdha në Apenine.
Bëhet fjalë për Juventusin e cila kërkon me çdo kusht transferimin e tij dhe në këtë mënyrë i ka ofruar në tavolinë napolitanëve shërbimet e Arthur Melos.
Amerikano-jugori tash e sa kohë nuk është pjesë e formacionit të parë tek Biankonerët dhe largimi i tij tashmë është vetëm çështje kohe.
Shkëmbimi mbetet opsioni më i preferuar për të dy skuadrat pasi as Napoli nuk dëshiron të mbetet pa alternativa në mesfushë.