Dy sezone më parë ishte një futbollist tejet i rëndësishëm por tashmë Divock Origi ka humbur rëndësinë që kishte tek skuadra e Liverpool.
Tashmë sulmuesi qendror po mendon seriozisht largimin nga The Reds dhe interesimi më i madh vjen nga dy skuadra të mëdha italiane.
Milan dhe Atalanta janë që të dyja në garë për të siguruar shërbimet e Divock Origi, është ky lajmi i të përditshmes italiane Tuttomercatoweb.
Rossonerët po shohin tek belgu zëvëndësuesin afatgjatë për Zlatan Ibrahimovic mirëpo deri tek nënshkrimi i tij nuk do të jetë lehtë për shkak të konkurencës së krijuar nga skuadra e Gasperinit.