Topçinjtë e përzënë nga skuadra: Pierre Emerick Aubameyang transferohet në Serie A!

Kapiteni i Arsenalit, Pierre Emerick Aubameyang është përjashtuar nga skuadra pasi ka thyer disa rregulla të sjelljes.

Lajmi u bë i ditur nga të gjitha mediat në Angli, pasi ai nuk ishte pjesë e skuadrës gjatë ditës së shtunë në ndeshjen kundër Southampton.

Akoma nuk dihet detajisht se çfarë ka bërë gabonezi mirëpo trajneri Arteta tashmë ka folur për gjithçka.

Arteta bëri të ditur që Aubameyang nuk është më pjesë e skuadrës për shkak të jodisiplinës dhe disa principe janë të qarta për skuadrën londineze.

Tashmë kanë filluar zërat për largimin e tij dhe opsioni më i mundshëm është ai i një transferimi në Itali, ku interesim për të ka shfaqur skuadra e Juventusit, e cila është në kërkim të një sulmuesi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here