Një ‘çarje’ e thellë ka ndodhur në marrëdhëniet mes Sergej Milinkovic-Savic dhe skuadrës së Lazios dhe mesfushori pritet që të largohet gjatë verës së ardhshme.
Në ndeshjen e ardhshme kundër Venezias, mesfushori serb ka shumë mundësi që të përfundojë jashtë skuadrës startuese të Maurizio Sarrit.
Sjelljet e futbollistit nuk i kanë pëlqyer teknikut dhe tashmë zërat për largimin e tij po rriten çdo ditë e më shumë.
Në garë për të qëndrojnë 3 skuadra të mëdha europiane ku njëra ndër to vjen nga Apeninet.
Bëhet fjalë për Real Madrid, Manchester United dhe Juventusin.
Çmimi i tij arrin në 80 milionë euro pasi serbi 2 vitet e fundit është njëri prej emrave më të kërkuar në tregun europian.
Për Massimiliano Allegrin 26 vjeçari është pika e tij e dobët dhe presidenti Agnelli ka vendosur për një blerje të madhe në repartin e mesfushës.