Marrëveshja është arritur: Icardi rikthehet në Serie A falë një super shkëmbimi

Shkëmbim spektakolar, Mauro Icardi rikthehet në Serie A!

Sulmuesi i PSG, Mauro Icardi është i lidhur me një rikthim në Itali për një kohë të gjatë.

Argjentinasi ka rënë në plan të dytë te PSG pas transferimit të Messit dhe në janar sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Parku i Princave.

Icardi ka kontratë me Parisienët deri në vitin 2024, ndërsa vlera e tij në treg është 30 milionë euro.

E përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Juventus dhe PSG kanë gati super shkëmbimin mes Icardit dhe Arthur Melos.

Ideja është që Juventus ta huazojë Icardin me të drejtë blerjeje dhe PSG ta huazojë Melon me të drejtë blerjeje.

Klubet thuhet se kanë arritur marrëveshje dhe në janar marrëveshja pritet të zyrtarizohet.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here