Juventus për shopping te rivalët e përjetshëm.
Juventus nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri dhe pas 19-të ndeshjeve të luajtura, Biankonerët renditen në pozitën e pestë në Serie A me 34 pikë.
Zonja e Vjetër pritet të bëjë disa përforcime në merkaton e janarit, e sidomos në repartin e mesfushës.
Arthur Melo sipas të gjitha gjasave do të largohet nga skuadra, ndërsa drejtuesit kanë piketuar një emër surprizë për këtë afat kalimtar.
Siç shkruan La Repubblica, Juventus synon transferimin e Matias Vecinos nga Interi.
Vecino nuk po luan shumë nën drejtimin e Inzaghit, ndërsa kontrata me Neroaxurët i skadon në fund të sezonit.
Për Interin ky është shansi i fundit për të përfituar para nga shitja e tij, ndërsa drejtuesit e Juventusit janë të gatshëm të ofrojnë 5 milionë euro për kartonin e Vecinos.