Për yllin e Monacos në merkato është duke u zhvilluar një garë e ashpër se cila skuadër do të sigurojë shërbimet e tij.
Nga Italia interesim të madh tash e sa kohë është duke shfaqur skuadra e Juventusit e cila po mendon me çdo kusht për transferimin e tij.
Eurosport bën të ditur që në garën për mesfushorin francez tashmë ka hyrë edhe Chelsea e Thomas Tuchel.
Largimi i talentit transalpin nga Monaco në janar duket shumë i mundur që të ndodhë dhe një betejë anglo-italiane në merkato është shumë afër që të shpërthejë.
Juventus ka muaj që është vënë në ndjekje të Tchouamenit dhe drejtuesit e Zonjës së Vjetër janë në gjendje që të ofrojnë deri në 50 milionë euro për shërbimet e tij.
Aspekti financiar nuk duket të jetë aspak problem për Blutë e Londrës dhe tashmë gjithçka pritet që të vendoset nga vetë dëshira e futbollistit.