Scudetto do të mbetet në Meazza: Gati dy dhurata për Inzaghi-n në merkaton e janarit

Merkato e Inter-it në janar nuk do të jetë shumë shpërthyese, duke parë se kampionët e Italisë kanë një organikë cilësore për ta mbrojtur titullin.

Gjithsesi, për të përforcuar skuadrën do të jetë e nevojshme që të bëhen disa shitje përpara: Sensi, Vecino, Kolarov dhe Satriano janë lojtarët për të cilët po kërkohet të merret një vendim për të ardhmen.

Më pas do të mendohet për t’i zëvendësuar, edhe pse përparësitë e Inte-it janë të qarta, përtej asaj se kush do të largohet. Për këtë kanë folur edhe të dhunën trajneri Inzaghi, Beppe Marotta dhe Piero Ausilio, që kanë zhvilluar një takim strategjik për merkaton.

Sipas Gazzetta dello Sport, zikaltërve u duhen dy lojtarë në mesfushë: një qendër dhe një krah, i cili mund t’i japë pak frymëmarrje Perisic-it, që e njeh mirë kampionatin italian dhe ndoshta edhe trajnerin.

Për këtë arsye është kthyer në qendër të vëmendjes emri i Fares, me të cilin Inzaghi ka punuar te Lazio dhe që pas një fillimi të mirë te Genoa ka përfunduar jashtë për shkak të një dëmtimi.

Edhe alternativa është një emër i njohur i Serisë A, dhe më shumë se një alternativë do të ishte edhe një investim për të ardhmen: Lucas Digne, ish-ylli i Roma-s që është drejt largimit nga Everton dhe që nuk grumbullohet më në ekip nga fillimi i dhjetorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here