Gati shkëmbimi i janarit, Loftus-Cheek në Serie A.
Mesfushori i Chelsea, Loftus-Cheek mund të largohet nga Stamford Bridge gjatë këtij afati kalimtar, shkruan The Sun.
Loftus-Cheek ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024, ndërsa këtë sezon ka luajtur në 16 ndeshje dhe ka bërë tre asistime.
25-vjeçari nuk po gjen shumë hapsira te Chelsea dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë gjiganti italian.
The Sun, shkruan se Juventus ka shfaqur interesim për huazimin e anglezit dhe Biankonerët madje kanë gati ofertën për Blutë e Londrës.
Juventus do t’ia ofrojë Chelseas kartonin e Arthur Melos në këmbim të Loftus-Cheek, shkëmbim ky në formë huazimi.