Andreas Christensen është në fundin e kontratës së tij me skuadrën e Chelseas dhe rinovimi duket se nuk do të vijë për shkak se ai nuk është në planet e teknikut gjerman, Thomas Tuchel.
Mirëpo për danezin interesimi nuk mungon edhe atë nga skuadra të mëdha europiane.
E ardhmja e tij pritet që të jetë në Apenine ku në garë për të janë Milan dhe Juventus, që të dy këto skuadra të cilat kanë nevojë emergjente për blerje në repartin e mbrojtjes.
Danezi bëhet akoma më i dëshirueshëm për faktin që ai do të transferohet me parametra 0 pasi kontrata i skadon në fund të këtij sezoni.
Mundo Deportivo raportoi që më herët e interesuar ishte edhe skuadra e Barcelonës por tashmë vëmendja për të është zhvendosur në Itali.