Tronditje e madhe: Juventus shet yjet e skuadrës për 200 milionë euro!

Juventus duket se do të jetë njëra ndër protagonistët e merkatos këtë vit mirëpo për largime futbollistësh e jo për blerje të mëdha.

Biankonerët janë të gatshëm për të shitur dy nga yjet e skuadrës për një shifër prej 200 milionë eurosh.

Massimiliano Allegri kërkon që të mbledhë fonde të konsiderueshme për të filluar një ndryshim rrënjësor në skuadër gjatë kësaj vere që po vjen.

Janari mund të jetë pika e kthesës për Zonjën e Vjetër.

La Gazzetta dello Sport bën të ditur që Juventus është e gatshme të heqë dorë nga shërbimet e Matthijs de Ligt dhe Federico Chiesas nëse për ta vjen një ofertë prej 100 milionë eurosh për secilin.

Ky lajm ka gëzuar disa nga skuadrat më të pasura në Europë ku për Chiesan interesim të madh pritet të ketë nga Premier League ku edhe Newcastle mund të bëj gati ndonjë ofertë javëve të ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here