E konfirmon vetë Mourinho: Ky është transferimi i fundit i Romës!

Jose Mourinho pas humbjes shokuese kundër Juventusit gjatë konferencës për shtyp bëri të ditur që do të transferojë një mesfushor me personalitet.

‘Do të vijë një futbollist me personalitet, me fizik, i përshtatshëm dhe me përgjegjësi’- deklaroi portugezi.

Me këto fjalë Special One aludoi në mesfushorin e skuadrës së Portos, Sergio Oliveiran.

Edhe drejtori sportiv i Giallorossëve Thiago Pinto bëri të ditur që marrëveshje mes dy palëve tashmë është arritur dhe gjithçka pritet që të kompletohet gjatë dy ditëve të ardhshme.

Oliveria do të vijë në formë huazimi ku fillimisht do të paguhet 1.5 milionë euro dhe pastaj edhe 13.5 milionë të tjera për blerjen përfundimtare të kartonit të tij.

Oliveira do të bëhet kështu transferimi i dytë në janar pasi ditë më parë kryeqytetasit zyrtarizuan edhe transferimin e Ainsley Maitland-Niles nga Arsenali.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here