Conte ‘nostalgjik’ për Interin: Italiani transferon futbollistin e Neroazzurëve!

Antonio Conte mund të mos jetë më pjesë e skuadrës së Interit mirëpo asnjë gjë nuk mund të largoj vëmendjen e italianit nga ish futbollistët e tij.

Skuadra londineze tashmë po bëhet gati për të huazuar mesfushorin e Neroazzurëve, Stefano Sensi i cili nuk është më pjesë e planeve të Simone Inzaghit.

Conte e njeh shumë mirë ish skuadrën e tij dhe beson që italiani mund të jetë një ndihmë e madhe për Spurs në pjesën e mbetur të sezonit.

26 vjeçari italian është gjithashtu në kërkim të një skuadre ku mund të luajë rregullisht por akoma nuk është e qartë nëse Tottenham do të kërkojë blerjen përfundimtare të kartonit të tij apo vetëm një huazim 6 mujor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here