Newcastle United nuk po pyet për konkurencë në merkato ku ‘viktimat’ e rradhës pritet të jenë treshja italiane, Juventus, Inter e Milan.
Merkatoja e janarit duke se mbartë me vete akoma surpriza që do të bëhen publike gjatë dy javëve të fundit të këtij afati kalimtar.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e skuadrës spanjolle të Sevillas, Diego Carlos i cili është një emër që duhet transferuar me çdo kusht këto ditë.
Sheikët raportohen se i kanë bërë gati ofertën prej 25 milionë eurosh andaluzianëve, shifër kjo që ka bërë të mendojë drejtuesit e kësaj skuadre.
Lopetegui ka dëshirë që ta mbajë atë deri në fund të këtij sezoni por tashmë rrethi po shkon duke u ngushtuar dhe një kërkesë e tillë duket e vështirë për tu realizuar.
Inter, Milan dhe Juventus tashmë duket se kanë mbetur totalisht jashtë kësaj gare pasi përballja financiare me Newcastle United në këto momente duket e pamundur për gjigantët e Serie A.