Kaos brenda skuadrës: Marotta transferon ‘zemrën’ e skuadrës së Juventusit!

Këtë sezon asgjë duket se nuk po shkon sipas planeve tek skuadra e Juventusit.

Massimiliano Allegri përveç rezultateve në fushë tani përballë një problem edhe më të madh, Interin.

Beppe Marotta tashmë ia ka vënë syrin yllit të Biankonerëve dhe është duke u bërë gati për një goditje surprizë në merkato.

Bëhet fjalë për Paulo Dybalan i cili ka një kontratë me Zonjën e Vjetër që skadon në 30 qershor dhe Marotta e ka vënë në shënjestër argjentinasin.

Verën që lamë pas ai transferoi me parametra 0 nga Milani mesfushorin Hakan Calhanoglu duke zhvilluar një merkato mbresëlënëse në një periudhë të vështira financiare për Neroazzurët.

Analistët italian komentuan situatën e Dybalas duke ardhur në përfundim që problemet e tij me skuadrën pritet të jenë kyçi i një largimi të mundshëm nga Continassa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here