Luka Modric dhe Real Madrid po shkojnë drejt ndarjes.
Mesfushori kroat njëkohësisht fitues i Topit të Artë po kërkohet nga Manchester City mirëpo tashmë një tjetër emër i madh europian është shfaqur në horizont.
El Nacional ka bërë të ditur që skuadra e Interit është e interesuar për të transferuar veteranin e mesfushës së Real Madrid.
Kampionët në fuqi të Serie A kanë kohë që kanë shfaqur interesim për të dhe janari ose merkatoja verore është mundësia e fundit për ta bërë për vete kroatin.
Real Madrid thuhet se mund ti ofrojë një vazhdim kontrate edhe për një vit tjetër mirëpo Modric mund të zgjedhë opsionin e Neroazzurëve ku mund të zhvillojë më shumë ndeshje në mënyrë konstante.